Spanjë: Prokurorët akuzojnë këngëtaren Shakira për shmangie nga tatimi

Prokurorët spanjollë ngritën akuzë ndaj këngëtares kolumbiane, Shakira, duke thënë se ajo ka dështuar të paguajë rreth 14.5 milion euro tatime në vendin ku luan futboll partneri i saj.

Akuzat u ngritën në rajonin e Katalonisë, ku këngëtarja është prezente shumë shpesh për të përcjellur ndeshjet e futbollit të ekipit të Barcelonës, pjesë e të cilit është partneri saj,Gerard Puqie, transmeton REL.

Prokurorët, thanë se. Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014, raporton agjencia Reuters.

Përfaqësuesit e këngëtarës së njohur botërore, Shakira, thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015, dhe se ajo ka përmbushur të gjitha obligimet tatimore ndaj Spanjës.

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique janë në lidhje që nga viti 2010 dhe kanë dy fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button