Maqedoni, nevojitet organizim i ri në shkollat e mesme që të kemi qytetarë të ardhshëm aktiv

Nxënësit dhe profesorët kanë diskutuar për përmirësimin e organizimit të nxënësve nëpërmjet Ligjit për Shkollë të Mesme.

Sot në Shkup është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën është diskutuar në temën “Pjesëmarrja e shkollave të mesme mes teorisë dhe praktikës”, njofton Portalb.mk.

Në ngjarje të organizuar nga Forumi Rinor Arsimor (FRA) në bashkëpunim me Koalicionin e Organizatave Rinore (SEGA), Ambasada për Fëmijë “Megjashi” dhe me mbështetje nga Fondacionit Pestalloci kanë marrë pjesë rreth 30 nxënës dhe profesorë nga shkolla të ndryshme, të cilët kanë diskutuar se si të sigurohet organizim i mirë në shkolla të mesme.

Në tryezë të rrumbullakët është diskutuar për përparësitë e pjesëmarrjes së shkollave të mesme. Bulingu, dhuna në shkollë, trajtimi i nxënësve, kushtet dhe ekologjinë në shkolla, janë problemet të cilët nxënësit i kanë theksuar si më të mëdha. Njëkohësisht, ata kanë thënë se vetë përpiqen që të bëjnë debate me nxënësit tjerë, aksione, festivale edukative dhe ngjarje tjera, të cilat do të ishin më të shumta nëse nxënësve do t’u jepej mbështetje më serioze.

Organizi në shkolla të mesme nuk është i shkruar në Ligjin për Shkollim të Mesëm dhe vetëm është vendosur në statutet e shkollave. Edhe pse në praktikë ekzistojnë komunitete të shkollave të mesme në shumë shkolla, në shumë pakë prej tyre kanë rol të rëndësishëm.

Deputetja Ivana Tufegxhiq në Klubin Kuvendor për Çështje Rinore dhe Politika tha se “Me diskutim për organizim në shkolla të mesme, duhet që t’u përgjigjemi pyetjeve ku duam që të jetë gjenerata e ardhshme? A duam qytetarë të cilët do të heshtin dhe do të jenë të pa interesuar të veprojnë, ose do të duam qytetarë të cilët do të ndikojnë në çdo çështje?”.

Katerina Koneska nga Ambasada për Fëmijë “Megjashi” theksoi se në Kuvend dhe institucione ndonjëherë flitet për të drejtat e fëmijëve, por më shpesh në mënyrë indirekte.

“Me hapjen e Ligjit për Arsim të Mesëm institucionet do të flasin më shumë”, theksoi ajo.

Martin Llazarevski nga FRA, theksoi se është e rëndësishme që të bëhen ndryshime ligjore që të garantohet se në çdo shkollë nxënësit duhet që të mësohen të bëjnë ndryshime.

Një pjesë e nxënësve i ndanë përvojat e tyre në shkolla.

“Nuk kanë të gjithë shkollat komunitete funksionale, disa nuk i kanë fare, kështu që edhe nëse duam nuk mundemi të bëjmë bashkëpunim mes shkollave të mesme nga shkollat e ndryshme”, tha një nxënës i shkollës së mesme.

Një pjesë e nxënësve ndanë iniciativa të shkëlqyeshme të cilat i kanë realizuar: festivale kreative, debate, aktivitete për nxitje të nxënësve tjerë – por dëshirojnë që të kenë më shumë dhe të kenë mbështetje që t’i dërgojnë porositë e tyre.

Nxënësit kanë shumë çështje që duan t’i zgjidhin: uljen e bulingut dhe dhunës, trajtimi i barabartë i nxënësve nga mësuesit, eko-shkolla, aktivitete jashtë shkollë të paramenduara nga  ata dhe duan më shumë hapësirë për të punuar në këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button