Vazhdon hakmarrja në Mamurras

Vetëm disa ditë pas ekzekutimit në Tiranë të 71-vjecarit Mark Shkreta, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në mesnatë banesën e familjes së tij në qytetin e Mamurrasit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm  duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk ka konfirmime nese anëtarët e familjes Shkreta ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes kanë mberritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Uniformat blu thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

71-vjeçari Mark Shkreta u ekzekutua disa ditë më parë me armë zjarri në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet. Ai ishte babai i Oligert dhe Maringlen Shkretës, dy vëllezërve të arrestuar nga policia për vrasjen e 9-vjeçarit I. Llani dhe plagosjen e xhaxhait të tij Muharrem Llanit,në 5 qershor në Mamurras./T-CH/

Lajme të ngjashme

Back to top button