Llazarevski: Janë përgjuar edhe bashkëshortja dhe vëllai i Mijallkovit

Me marrje në pyetje të dëshmitarit Gjorgji Llazarevski sot në Gjykatën Penale ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale “Target – Fortesa”, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e prokurorit të PSP-së, Artan Ajro, se cili ka qenë targeti sensistiv, Llazarevski tha se kanë ekzistuar dy targetë, ato kanë qenë Aleksandra Mijallkov dhe Vllatko Mijallkov, gjegjësisht bashkëshorjta dhe vëllai i ish drejtorit për Siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Ajro e pyeti dëshmitarin i cili i ka transferuar fajllet nga formati që është i pakuptueshëm në format që mund të hapen në çfarëdo kompjuteri, për të cilën tha se ka bërë softuer që i ka lexuar të dhënat në “X-ML” format që përmban taga të cilat përcaktojnë përmbajtje për komunikime të caktuara. Me këtë aktivitet është fituar numri i targetit dhe kohëzgjatjes së komunikimit.

Përpara se t’ia japë Verushevskit, ashtu siç tha Llazarevski, i ka sistematizuar të dhënat, gjegjësisht e ka fshirë vetëm prefiksin e numrave të Maqedonisë dhe në tabela kanë ngelur vetëm numrat e Maqedonisë.

Qëllimi i Llazarevskit dhe Kostovskit ka qenë që të dëshmojnë se MPB ka kryer përgjime të paligjshme të bisedave dhe për atë incizimet ia ka dhënë Verushevskit.

Formatimin e ka kryer Xvonko Kostovski në kompjuter zyrtar, ndërkaq më pas Llazarevski nga shtëpia i ka rregulluar.

Llazarevski tha se gjatë kopjimit të llogave nga sistemi nuk lihet gjurmë, pasi që kopjimi është bërë drejtpërdrejtë nga disku. Ai tha se Verushevskit i ka dhënë materiale të përgjuara në sasi prej 800 gigabajt.

Ndryshe, hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DZK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk është dhënë urdhër gjyqësor. Komunikimi ishte përgjuar para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të vendimeve gjyqësore të 1.451 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Sasho Mijallkov dhe Goran Grujevski, së bashku me Gordana Jakulloskën dhe Nikolla Boshkovskin ngarkohen edhe për shkatërrim të sistemit për përgjim në MPB dhe pajisjeve intermediare të operatorëve në vlerë prej 1.418.879 eurove, ndërsa Valentina Simonovska për falsifikim të dokumentit zyrtar.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button