Poposki: konflikti në Kosovë pasqyrohet edhe në vendet fqinje

Në një intervistë për javoren bullgare Tema, ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki mes tjerash ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që konflikti në Kosovë të pasqyrohet dhe në zhvillimet në shtetet fqinje.

“Ne jemi pjesë e një rajoni në të cilin ajo që ndodh, në korniza dhe konflikte të ndryshme, pasqyrohet në të gjitha shtetet. Qëllimi ynë është që të ketë sa më pak situata të tilla. Nuk do kisha thënë se nëse ekziston ndonjë krizë apo problem në Kosovë, ajo nuk do të pasqyrohej tek shtetet e tjera të rajonit. Gjëja më e mirë për të bërë është që të shohim kah ardhmëria ynë e përbashkët e cila qëndron para nesh. Dhe ajo është Bashkimi Evropian” ka thënë Popovski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button