Greva në Idrizovë, drejtori Mojsoski: Do të shohim a do ketë grevë kur të vije dreka
Të burgosurit në “Idrizovë” kanë nisur grevë urie, për shkak se nuk janë përfshirë në ligjin për amnisti që është duke u përpiluar, me të cilin do të lirohen nga faji vetëm të dënuarit e rastit gjyqësore për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Të burgosurit me letër e kanë njoftuar drejtorinë e Burgut të “Idrizovës”, dhe kanë paralajmëruar se greva do të eskalojë nëse Qeveria e Maqedonisë nuk ia plotëson kërkesat.
Drejtori i “Idrizovës”, Bobi Mojsoski, ka njoftuar se e ka marrë letrën, dhe ka theksuar se greva do të vazhdojë dy ditë.
Si i revoltuar ka thënë “Do të shohim a do të ketë grevë kur të vije dreka”, ka thënë Mojsoski.
Për grevën ka reaguar partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët të cilët e kanë quajtur të logjikshme dhe të pritshme.
LEXO: Greva në Burgun e Idrizovës, ASH-ja: E logjikshme dhe e pritshme