Pedagogu që e flakën nga protesta: Jam marksist dhe kam ndërruar disa herë bindje deri sa gjeta veten

Pedagogu Jani Marka është detyruar të flasë për mediat pasi studentët e flakën me forcë nga protesta e tyre dhe nuk ia dhanë fjalën. Marka është detyruar të pohojë se i ka ndërruar disa herë bindjen politike në vite dhe tanimë e ka ndarë mendjen të kontribuojë jo më në to, por në një organizatë, përcjell Syri.net.

“Unë jam pedagog, – tha ai për mediat. – Janë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në 1992 kam qenë 12 vjeç;  nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcon idealet. Unë kam shumë ideale, por ajo  nuk është partiake, është ajo që kanë studentët: arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë.

Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, por jam krenar që jam pjesë e saj,” përfundoi Marka, duke iu referuar një organizate politike markiste që donacionet i merr nga qeveria.

LEXO: Studentët e Shqipërisë duan përmbushje kërkesash, jo negociim të tyre (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button