Ligji i ri për mbrojtje sociale në Maqedoni, kompensim mujor edhe për personat me ngecje intelektuale

Me ligjin e ri për mbrojtje sociale që është duke u përgatitur në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale parashihen të vihen në funksion edhe dy shërbime të reja si “asistenca personale” dhe “kujdesi shtëpiak”, transmeton Portalb.mk.

Përveç pensioneve dhe rritjes së kompensimit mujor, këtë të fundit, përveç personave me pengesa fizike, do të kenë të drejtë ta marrin edhe ato me ngecje intelektuale.

“Janë duke u futur dy shërbime të reja në ligj, respektivisht shërbimi ‘asistenca personale’ dhe shërbimi ‘kujdesi shtëpiak’. Këto dy shërbime do të mund të përdoren pavarësisht asaj se personi a përdor ndonjë kompensim material. Të drejtën për pengesat të cilën deri tash e kanë përdor vetëm personat me pengesa trupore, të verbrit dhe të shurdhuarit, me ligjin e ri do të mund ta përdorin edhe personat me ngecje intelektuale”, thanë nga MPPS-ja.

Krahas këtyre, me ligjin e ri për mbrojtje sociale parashihet edhe rritja e kompensimit për kujdesin ndaj personave me pengesa, si dhe pension për prindërit që janë kujdesur për fëmijë me pengesa deri në moshën 26-vjeçare.

LEXO: Deinstitucionalizimi i personave me nevoja të veçanta: buxheti nga 29 milionë denarë, rritet në 169 milionë denarë
LEXO: Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të kufizuara, mbeten të kufizuar në Maqedoni
LEXO: Alarmante: Në Maqedoni nuk dihet sa persona janë me nevoja të veçanta dhe si harxhohen mjetet për ata
LEXO: Golgota e përditshme e nënës Emsha me djalin autik: mungesë e mbështetjes institucionale
LEXO: Maqedoni, neglizhencën institucionale të personave autik përpos tyre e pëson dhe xhepi i prindërve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button