Zvicër: Pesë shqiptarë arratisen nga burgu

Pesë të burgosur, shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës janë arratisur në orët e hershme të të hënës nga burgu Orbe i kantonit Vaud. Ata po mbaheshin në burg për vjedhje, shkelje të rendit e të qetësisë dhe delikte droge transmeton portali albinfo.ch.

Pesë meshkujt kishin shfrytëzuar kulmet e burgut prej të cilëve pastaj ishin ngjitur në një rrethojë siguruese dhe ia kishin dalë të çanin rrethimin e burgut.

Autoritetet e burgut bëjnë të ditur se asnjëri nga pesë të arratisurit nuk paraqesin rrezik të përgjithshëm. Policia ka përqendruar kontrollimin në regjionin Yverdon-les-Bains, ku thuhet të jenë parë së fundit të porsa arratisurit.

Në ndjekje të tyre janë vënë edhe rojat kufitare. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button