PDSH kundërpërgjigjet: Kasaphane është rasti Monstra

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike Shqiptare ndaj akuzave të sotshme të BDI-së për kasaphane. Sipas partisë së Thaçit, është partia e Ahmetit e cila bën kasaphanë duke nisur nga ligji për gjuhen shqipe, natalitetin dhe disa raste të tjera.

“Le të flasim për “kasaphanën” e BDI-së.  Ligji për kasaphanën në natalitet të shqiptarëve, Ligji për kasaphanën  e gjuhës shqipe, ligji për kasaphanën e flamurit kombëtarë, kasaphanë është ekzodi i disa dhjetëra  mijëra shqiptarëve, kasaphana ndaj shqiptarëve në Enciklopedinë maqedonase, në tekstet shkollore, në evidencën pedagogjike në gjuhën maqedonase, maqedonishtja nga klasa e parë. Kasaphane në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, Kasaphane në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kasaphane në ndarjen e buxhetit për kulturë, arsim, shkencë, infrastrukturë, shëndetësi etj. Kasaphane në kalanë e Shkupit, kasaphanë me Shkupin 2014” shkruhet në komunikatën e PDSH.

Kjo parti thekson se kasaphanë është rrahja e shqiptarëve në Nerez, rrahja e nxënësve shqiptarë në autobuse, rrugë e shkolla. 

“Kasaphanë është vrasja e Harun Aliut me shokë, kasaphanë është vrasja e dy të rinjve në Gostivar dhe të riut në Strugë. Kasaphanë është bastisja e qindra familjeve shqiptare, kasaphanë është tërheqja zvarrë dhe maltretimi dhe rrahja e nënave dhe motrave shqiptare. Kasaphanë është  shqiptarët të quhen radikal islamik dhe terrorist, Kasaphanë është Monstra. Kasap dhe Monstër për shqiptarët janë Ali Ahmeti dhe BDI” shkruhet në komunikatën e PDSH.

Partia e Menduh Thaçit rikujtoi se sot të akuzuarve për në rastin “Monstër” ju vazhdua paraburgimi edhe për 30 ditë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button