Shporta që lëviz për të kapur mbeturinat në ajër (VIDEO)

Së shpejti do t’ju vijë fundi ditëve kur do të ngriheni për të hedhur mbeturinat në shportë. Ky mjet i ri, i pajisur me bateri dhe me rrota elektrike i quajtur Smart Trashbox kap çdo mbeturinë të hedhur në ajër duke lëvizur kah objekti për ta futur atë brenda. 

Ajo në vete ka të instaluar një kamerë 3D për detektim të lëvizjeve e cila është e vendosur në murin e dhomës dhe punon në detektimin e çdo mbeturine.

Kjo pajisje u pranua shumë mirë nga publiku, nga të cilët disa komentonin se më nuk do të jetë e nevojshme të pastroni shtëpinë tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button