Spanja eliminohet nga Londra 2012

Kampionia e botës në fuqi, Spanja, është eliminuar nga Lojërat Olimpike, Londra 2012, pas humbjes së pësuar nga Hondurasi me rezultat minimal 1-0.

Spanja u paraqit me lojtarë si Mata, Alba, De Gea dhe Muniain, por asnjëri prej tyre nuk e bëri diferencën, pasi një gol me kokë nga Bengston mjaftoi që Hondurasi të eliminojë favoriten për medalje të artë.

Spanja ka edhe një ndeshje në Grupin D, por dy humbje radhazi do të thonë zero pikë dhe vendi i fundit për Stuhinë e Kuqe, e cila pësoi humbje edhe nga Japonia.

Ky eliminim është shokues për mbarë botën e futbollit, pasi është pritur që Spanja me lojtarët e talentuar në dispozicion të jetë lart në luftën për medaljet.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button