Zaev dhe Orban janë takuar në Zagreb, por s’kanë biseduar për Gruevskin
Edhe pse kanë qenë në darkë të përbashkët, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, nuk kanë biseduar në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.
Kryeministri Zaev, ka marrë pjesë në Samitin e shefave të qeverive të vendeve anëtare të Iniciativës Qendrore-Evropiane në Zagreb. Në kuadër të kësaj vizite ka marrë pjesë edhe kryeministri Orban, vendi në të cilin Gruevski u arratis për të kërkuar azil.
“Në ndonjë rast tjetër do ta tregojmë pritjen e përgjigjes për ekstradimin e Gruevskit, pasi që sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare ai patjetër duhet që ta mbajë dënimin në Maqedoni”, deklaroi Zaev.
- LEXO: 14 organizata dhanë 10 ditë afat, kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski
- LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?
Në lidhje me Samitin, Zaev ka theksuar se është mundësi e mirë për Maqedoninë që ta përsërit pritjen e saj për mbështetje nga vendet mike, për anëtarësim të shtetit tonë në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.
“E kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe në NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive në ndërtimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, reformave dhe pritjeve se nëpërmjet Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi”, tha Zaev.