E mërkura ditë zie në Kosovë për vdekjen e Bushit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditë zie ditën e mërkurë, 5 dhjetor, pas vdekjes së ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të Presidencës, transmeton Koha.net.
Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.
Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në SHBA.