MPB kap sasi të madhe të armëve (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të informatave të marra, ka ndërmarrë dy aksione të organizuara në f. Çetirce të Kumanovës dhe f. Patishkë të Shkupit, ku është gjetur sasi e madhe e armëve dhe municionit.

Në fshatin Çetirce të Kumanovës janë bastisur shumë objekte banimi të 35 vjecarit me iniciale P.S. ku në oborrin e shtëpisë janë gjetur dy mina anti-tank, kapsolla, bomba dore, pushkë automatike dhe municion. Ky armatim sipas personit P.S, i takonte një shokut të tij po ashtu nga Kumanova i cili ia kishte sjellë të paketuara në vitin 1999 për t’i mbajtur vetëm një ditë, ndërsa sot e kësaj dite nuk i kishte marrë ato.

Ndaj personit P.S dhe shokut të tij J.S 32 vjeç, po ashtu nga Kumanova është ngritur padi penale për armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh, si dhe u është shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh.

Ndërkaq në aksionin e dytë policor të realizuar në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, policia ka ngritur padi penale kundër 22 vjeçarit me iniciale H.A., 52 vjeçarit me iniciale Z.K. dhe 53 vjeçarit me iniciale Z.J. për vepër ‘trafik armësh dhe armëmbajtje pa leje’./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button