MPJ: Ishujt Solomon nuk e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet në media për kinse pranim të dokumenteve zyrtare nga Ishujt Solomon për lëkundje të qëndrimit të këtij shteti ndaj Republikës së Kosovës, respektivisht tërheqjen e njohjes.

Në një prononcim për Telegrafin, Fatmir Haxholli – këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se “Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë nga ky shtetet shtet dhe nuk komenton ‘dokumente’ të paverifikuara, që mund të qarkullojnë me qëllime propaganduese, agjenda të dyshimta dhe për të krijuar lajme të rreme”.

“Mes shteteve të pavarura dhe sovrane, të cilat kanë konfirmuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, apo i kanë vendosur ato, koncepti dhe praktika e çnjohjes nuk ekziston. Ky është një rregull fundamental i rendit global. Kjo është një ABC në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë Ishujt Solomon, Republika e Kosovës, dhe e gjithë lista e vendeve të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Haxholli, për Telegrafin.

Ishujt Solomon e kanë njohur Republikën e Kosovës në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike. Që atëherë përfaqësuesit e Kosovës kanë pasur në vazhdimësi takime bilaterale me përfaqësuesit e këtij shteti.

Ndryshe, KTV ka raportuar sot se Ishujt Solomon e kanë njoftuar Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes, duke prezantuar edhe dokumentin e tërheqjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button