Shqipëria, rezultatet e para nga “Londër 2012”
![Një ditë pas ceremonisë hapëse të “Londër 2012”, protagonistë në garë u bënë dy sportistë shqiptarë në disiplinat e Notit dhe Qitjes](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/3C748EE32A0DE50F49ADC7660F0DA8C3.jpg?fit=520%2C370&ssl=1)
Një ditë pas ceremonisë hapëse të “Londër 2012”, protagonistë në garë u bënë dy sportistë shqiptarë në disiplinat e Notit dhe Qitjes, duke shënuar kështu rezultatet e para përfundimtare për ekipin olimpik shqiptar.
Notarja Noel Borshi, e cila garoi në 100 metra flutur, ndonëse u rendit e 40-ta nga 43 pjesëmarrëse në garat kualifikuese, theu rekordin kombëtar që mbahej nga vetë ajo, duke shënuar kohën 1 minutë, 5 sekonda dhe 49 të qinda, 22 të qinda më mirë se rekordi i mëparshëm. Një rezultat i kënaqshëm duke patur parasysh pretendimet e kësaj notareje 16-vjecare, e cila mori pjesë me ftesë në olimpiadë.
Mjaft pozitive rezultoi edhe gara e qitësit Arben Kucana, i cili u rendit i 20-ti në 10 metra pistoletë ajër, me 577 pikë të grumbulluara gjithësëj, duke lënë pas në renditje 24 qitësa të tjerë. Koreano-jugori Jing Jangoh zuri vendin e parë me 588 pikë. Në këtë disiplinë u kualifikuan vetëm 8 sporistë.