Shqipëria, rezultatet e para nga “Londër 2012”

Një ditë pas ceremonisë hapëse të “Londër 2012”, protagonistë në garë u bënë dy sportistë shqiptarë në disiplinat e Notit dhe Qitjes, duke shënuar kështu rezultatet e para përfundimtare për ekipin olimpik shqiptar.

Notarja Noel Borshi, e cila garoi në 100 metra flutur, ndonëse u rendit e 40-ta nga 43 pjesëmarrëse në garat kualifikuese, theu rekordin kombëtar që mbahej nga vetë ajo, duke shënuar kohën 1 minutë, 5 sekonda dhe 49 të qinda, 22 të qinda më mirë se rekordi i mëparshëm. Një rezultat i kënaqshëm duke patur parasysh pretendimet e kësaj notareje 16-vjecare, e cila mori pjesë me ftesë në olimpiadë.

Mjaft pozitive rezultoi edhe gara e qitësit Arben Kucana, i cili u rendit i 20-ti në 10 metra pistoletë ajër, me 577 pikë të grumbulluara gjithësëj, duke lënë pas në renditje 24 qitësa të tjerë. Koreano-jugori Jing Jangoh zuri vendin e parë me 588 pikë. Në këtë disiplinë u kualifikuan vetëm 8 sporistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button