LSDM: Për dy vite ndotja e ajrit do të ulet për 50 për qind

Pas injorimit njëmbëdhjetë  vjeçar, po zhvillohet aksioni përbashkët institucional për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrin në gjithë Maqedoninë, thonë nga LSDM.

“Të gjitha masat që po merren për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, gjithashtu po merren edhe në të gjitha qytetet e Maqedonisë që kanë probleme me ndotjen e ajrit. Elem ka filluar aksionin për zgjerimin e tokës rreth termocentralit në Manastir, ku në hapësirat mes fshatrave Novaci, Brod dhe Gneotino do të mbillen 50 mijë  drunj. Qëllimi është që të vendoset shiriti i gjelbër mbrojtës në vendet e banimit dhe të sigurohen sa më shumë kushte për uljen e ndotjes së ajrit, dhe me kushte natyrale të pastrohet ai”, thonë nga LSDM.

LSDM shton se nëpërmjet Planit për ajrin e pastër ka faza afatshkurtra dhe afatmesme dhe afatgjata, në mënyrë intensive po punohet që të ulet niveli i ndotjes së ajrit në vend dhe për dy vite pritet që ndotja të ulet për 50 për qind në Shkup dhe 30 deri në 50 për qind në qytetet tjera.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button