Deponia rreth lumit Shkumbin sa vjen e shtohet, premtimet e Komunës së Tetovës ende të parealizuara

Deponia e egër e cila me vite po mblidhet në shtratin e lumit Shkumbin, në pjesën ku kryesisht jetojnë romët, jo më shumë se 700 metra larg Komunës së Tetovës, dita ditës po bëhet më e madhe, njofton Portalb.mk. Madje shpesh këto mbeturina digjen, ndërsa rreziku për përhapjen e sëmundjeve rritet.

Për këtë situatë flagrante, siç duket deri më tani, përveç banorëve të cilët jetojnë në afërsi të deponisë, askush tjetër nuk shqetësohet dhe nuk ka marrë asnjë iniciativë për eliminimin e të njëjtës. Të pyetur nga Portalb.mk, rreth asaj se kur do të ndërmerren masa për largimin e deponisë dhe pastrimin e lumit, nga Komuna e Tetovës deklarojnë se veçmë kanë filluar me pastrimin e lumit dhe deponia do të largohet në momentin kur do të arrijnë me pastrimin deri në atë pjesë.

Rikujtomë se edhe në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të pastroje deponinë, por siç duket ky premtim mbetet i vështirë për ta realizuar. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.

LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës

Deponia Tetovë, foto më 01.12.18
Deponia Tetovë, foto më 01.12.18

“Pastrimi i lumit Shkumbin ka nisur nga gjysma e dytë e muajit nëntor, duke filluar nga pjesa e sipërme  dhe duke vijuar ne pjesën e poshtme të të njëjtit. Mbeturinat të cilat janë të hedhura në lum do të pastrohen në momentin kur do të pastrohet edhe shtrati i lumit në këtë pjesë. Krahas kësaj, komuna e Tetovës ka edhe projekt të veçantë për pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Shkumbin në këtë pjesë e që pritet të fillojë në vitin 2019” – deklarojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, banorët të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit ankohen jo vetëm për erën e keqe që deponia shkakton, por siç thonë ato, edhe për erën që shpërndahet nga djegja e mbeturinave, situatë e cila ndodh shpesh.

“Është e padurueshme era që shkaktohet nga djegia e mbeturinave. Kompetentët duhet të ndërmarrin masa, ta largojnë njëherë e mirë këtë deponi. Ne jetojmë afër deponisë dhe na pengon tepër” – deklaron Jetmir Bajrami, banues në lagjen pranë deponisë.

“Më tepër se ata që i djegin mbeturinat duhet të përgjigjen edhe personat që vazhdojnë të hedhin mbeturina këtu. Patjetër, duhet që sa më shpejtë të largohen mbeturinat nga këtu dhe të pastrohet vendi sa më parë të jetë e mundur”- shprehet kështu Abdirahim Kamberi.

Deponia Tetovë, foto më 01.12.18
Deponia Tetovë, foto më 01.12.18

“Gati çdo ditë vjen era e djegur në këtë pjesë të qytetit. Pse askush nuk e ndalon këtë nuk kam informacion. Siç duket, komunës nuk I intereson ky fakt, sepse edhe siç shihet nuk ka ndërmarrë asgjë. Gati në çdo cep të qytetit po krijohet një deponi e re. Komuna duhet të marrë masa dhe të gjejë formë të menaxhojë me mbeturinat” – thekson Z. Zylbehari.

Situata do të ishte më e lehtë sikur të ishte vetëm kjo deponi, por, fotografitë flasin se i gjithë lumi Shkumbin është shndërruar në një deponi masive. Përgjatë shtratit të lumit të zënë sytë hedhurina nga më të ndryshmet, duke filluar nga mjete të vjetëruara shtëpiake dhe duke mbaruar me qeset e vogla të mbushura me mbeturina.

LEXO: Tetovë, asnjë kompani s’dëshiron ta pastrojë “deponinë” në lumin “Shkumbin” (FOTO)

LEXO: Tetovë, Ministria e Ambientit Jetësor e mban peng rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin

LEXOTetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)

LEXO MË SHUMË PËR TEMËN “PASTËRTIA NË TETOVË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button