BeH, ish-policët serbë janë dënuar me 30 vite burgim për krime lufte

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) ka caktuar gjithsej 30 vite burgim për dy ish-policë serbë për krime lufte ndaj civilëve joserbë gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995), raporton Anadolu Agency (AA).

Darko Mrdja dhe Zoran Babiq, të gjykuar në rastin “Darko Mrdja dhe të tjerët” për pjesëmarrje në vrasjen e rreth 200 civilëve në nga prilli deri në shtator të vitit 1992 në qytetin Prijedor, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me nga 15 vite burgim, njoftoi gjykata.

Ndërkaq, Radenko Marinoviq, i gjykuar në rastin e njëjtë, është liruar nga akzuat.

Mrdja, Babiq dhe Marinoviq punonin si nëpunës policor në Prijedor, ku në periudhën 1992-1995 u vranë afërsisht tre mijë civilë.

Mrdija në vitin 2004 ishte dënuar me 17 vite burgim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, por më 2013 ishte liruar me kusht dhe ishte kthyer në Prijedor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button