Kujdes me ushqimin, 50 persona në ditë helmohen në Tetovë

Kujdes si kombioni ushqimin, sidomos për Ramazan sepse për një javë rreth 350 persona të paktën, marrin helmim nga produktet ushqimore. Këto shifra jepen nga Ndihma e shpejtë në Tetovë. Në këtë njësi brenda një jave rreth 50 persona në ditë kërkojnë ndihmë për helmimet e marra nga ushqimi.

Kryeshefi i Ndihmës së shpejtë, Gëzim Nuredini thotë se në ndihmën e shpejtë brenda 24 orëve ka rreth 200 pacientë të cilët kërkojnë ndihmë por 50 prej tyre janë raste me helmime nga produktet ushqimore.

“Helmimet vijnë si pasojë e ngrënies së ushqimit jo të freskët dhe kombinimit të keq të ushqimit, por ka raste kur ka infeksione edhe  nga mos pastërtia e duarve. Pacientët duhet të kenë shumë kujdes sidomos me produktet e qumështit” thotë Gëzim Nuredini.

Sipas tij rastet të cilat kërkojnë ndihmë janë edhe ato me alergji si dhe me sëmundje kronike. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button