1 mijë denarë në muaj për nxënësit skamnorë

Shtohet numri i familjeve të cilave Qeveria do tu ndihmojë me mjete financiare. Gjatë këtij viti pritet që nxënësit midis 11-12 mijë familjeve të cilat u takojnë kategorive sociale të marrin nga 1 mijë denarë në muaj nga Qeveria në formë të ndihmës sociale.

Për këtë aktivitet Qeveria ka siguruar 144 milionë denarë për këto nxënës të cilët do të regjistrohen dhe rregullisht do të ndjekin mësimin në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2012/2013.

“Mjetet e parapara për sivjet janë për një të tretën më të mëdha se vitin e kaluar, kur u paguan 98 milionë denarë.Qëllimi është involvimi i numrit më të madh të nxënësve të arrijnë shkallë më të lartë të diturive dhe aftësise përmes së cilës do të sigurojnë më shumë mundësi dhe opsione për jetën e mëtejmë ” tha zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Kusht për të marrë kompensim është që nxënësi rregullisht ta ndjek mësimin në arsimin e mesëm. Kompensimi, i njohur si transfer i kushtëzuar pagesor paguhet në mënyrë kuartale në lartësi prej 3.000 denarë për një nxënës gjatë gjithë vitit kalendarik. Familjet, me marrjen e këtij kompensimi, e ruajnë të drejtën e shfrytëzimit të asistencës sociale.

Gjeorgievi tha se rritja e numrit të atyre që marrin ndihmë sociale dhe që e përdorin kompensimin për nxënësit, nuk nënkupton se rritet edhe varfëria.

Zyrtarisht, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2011 vetëm 30.4 përqind e popullatës ishin të varfër. Në vitin 2010 në varfëri kanë jetuar madje 30.9 për qind. Sipas statistikave gjysma e qytetarëve të varfër janë të papunë, kryesisht çifte më të rinj se 40 vjet dhe çifte bashkëshortore me fëmijë. Se në vend varfëria po thellohet konfirmoi edhe raporti i fundit i Bankës Botërore. /potalb

Lajme të ngjashme

Back to top button