Zaev: Është arritur pajtueshmëri për procesin e pajtimit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Trupin Koordinativ për Pajtim dhe Integrim në Kuvend deklaroi se është arritur pajtueshmëri për procesin e pajtimit dhe për përgatitjen e çështjes ligjore. Kemi treguar vullnet politik dhe jemi përgatitur për një hap të tillë, tha Zaev, duke theksuar se duhet të bëhet dallim mes atyre që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit, transmeton Portalb.mk.

“Ne sot kemi shprehur vullnet politik. Me praninë time në vetë grupin e konfirmova vullnetin tim personal dhe vullnetin si kryeministër”, tha Zaev dhe shprehu bindje se në procedurën e mëtejme do të dihen të gjitha aspektet profesionale të mekanizmave se si bëhet falje në shtet, dhe njëkohësisht se si të vendosen edhe aspektet tjera në qëllimet e grupit interparlamentar.

Kryeministri tha se ekzistojnë vullneti dhe dëshira, por se linjat e kuqe nuk guxojnë të kalojnë, kjo është shumë e rëndësishme që të mos na bie, siç tha Zaev, në mend të ndikojmë në sistemin gjyqësor.

Duke mos hyrë në detaje rreth bisedave të takimit, Zaev tregoi se duhet të përkufizohet se çfarë është dhunë dhe çka nuk është dhunë, çka është ajo dhunë dhe çka është dhunë fizike dhe çka është ajo që dikush të merr pjesë në turmë.

“Të gjithë mund të pajtohemi se kërcënimi terroristik i rendit kushtetues nuk është diçka që duhet t’i përfshijë të gjithë dhe nuk hy në detaje vetëm them si kryeministër se kemi nevojë të bëjmë dallimin. Megjithatë, dorë për pajtim duhet të ekzistojë, por edhe porosia që mos të ndodhin gjëra të tilla gjithashtu duhet të ekzistojë”, tha Zaev.

LEXO: Trupi Koordinues për Pajtim do të merret vesh edhe për ligjet reformuese me shumicë prej dy të tretave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button