Iftar në nder të mërgimtarëve në Kumanovë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në bashkëpunim me Librarinë “Bernaba”, përfaqësues i “Logos-a” për Kumanovë, organizuan dje një iftar modest për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ky iftar, financiarisht u mbështet nga vëllezërit tanë kurbetçarë, ndërsa qëllimi i tij ishte prezantimi i shoqatës para opinionit të kumanovar” thanë nga QSA.

Në iftar ishin të ftuar përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe personalitete publike që kanë ndikim në jetën shoqërore në Kumanovë dhe rrethinë.

Fjalë përshëndetëse kishte Bashkim Aliji, përfaqësues i mërgimtarëve, Dr. Avni Avdiu, kryetar i QSA-Kumanovë, Dr. Lejlan Sadiku, kryetar i QSA-Preshevë dhe Dr. Naser Ramadani, profesor në fakultetin e shkencave islame në Shkup. 

Në fund, të gjithë pjesëmarrësve, libraria “Bernaba” ua dhuroi ka një komplet me libra të siguruara nga Shtëpia Botuese “Logos-a”, Shkup.

Ky është iftari i parë i organizuar nga kjo organizatë në Kumanovë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button