Efektet anësore e të rrezikshme të ‘dietave të rrëzimit’

Të humbasësh peshë nuk është e lehtë sidomos me kalimin e viteve, por një doktor Australian zbuloi pse dietat që ju ulin shumë shpejt në peshë mund të dëmtojnë trupin tuaj.“Nëse jeni duke humbur shumë peshë në një kohë shumë të shkurtër edhe brenda disa javësh, shumica e asaj peshe përbëhet nga lëngje, për këtë arsye mund të përfundoni të dehidratuar. Njerëzit shpesh ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës, kanë aromë të keqe të gojës ose kanë dhimbje të muskujve të barkut por kjo tendos edhe zemrën”, përcjell Bordo.al. 

Dr McKay tha se një nga problemet kryesore të dietës që të shtie shumë shpejt nga pesha është tendosja e muskulit të zemrës. Zemra është e zënë duke pompuar gjakun e gjithë trupit dhe kur njerëzit janë mbi peshë ajo lodhet akoma më shumë. Dr McKay thotë se ekzitojnë disa shenja specifike që duhet të vëreni  për të parë nëse trupi po ndikohet nga kjo dietë. Një nga shenjat më dalluese është problemet me zemrën, nëse keni dhimbje në qendër të kraharorit ose shtërngim të kraharorit. Disa njerëz thonë se kjo dhimbje është sikur të kanë lidhur shumë fort me një litar rreth kraharorit.

Trupi ka shumë nevojë për oksigjen dhe nëse arteriet bllokohen atëherë frymëmarrja shtohet. Në vend që të mundoheni të humbisni peshë menjëherë dhe të ndjeni pasojat më vonë, ajo çka duhet të synoni është të humbisni peshë gradualisht edhe duke u vizituar te një doctor specialist i fushës.

Ai tha edhe se është e rëndësishme që njerëzit të cilët vuajnë nga kolesteroli dhe tensioni të bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe të pinë sa më shumë lëngje në mënyrë që të jenë të hidratuar. Më mirë filloni palestrën ose ndonjë aktivitet sportiv dhe nëse e mbushni pjatën tuaj me ushqim, mbusheni atë me fruta dhe perime. Kur njerëzit i kalojnë të 50-at ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me zemrën sidomos nëse në familje kanë të afërm që kanë vuajtur nga ajo.

  • Si të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme
  • Mëngjes që përmban shumë protein
  • Konsumoni shumë ujë
  • Përfshini fibrat në dietën tuaj
  • Shmangni ushqimet e përpunuara
  • Limitoni konsumimin e karbohidrateve
  • Mos konsumoni alkol

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button