BB shpalli Maqedoninë si reformatoren e tretë më të madhe
Maqedonia nga ana e Bankës Botërore është shpallur si reformatorja e tretë më e madhe dhe është në vendin e 22-të në botë për udhëheqje biznesi.
Në vitin 2011 Maqedonia ka rritjen e shtatë më të madhe të BPV-së në Evropë, ndërsa shteti ka njërën nga borxhet më ulta prej 26.8 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.
“Në kohë të krizës ekonomike botërore në Maqedoni, nuk u rritën tatimet dhe nuk u zvogëluan, rrogat, pensionet dhe ndihma sociale. Si rezultat i masave të ndërmarra, në kohë të krizës, nuk u lejua që të ketë largime massive nga puna, ndërsa është mbajtur edhe stabiliteti ekonomik, deklaroi Gruevski. /portalb/