Gjykatësja Kacarska duke kërkuar falje për moskoordinim të gjykatës, e shtyu seancën e 27 prillit

Për shkak moskoordinimit të gjykatës, sot është shtyrë seanca për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. I akuzuari Munir Pepiq ishte i pranishëm në gjykimin e rastit “Titanik” ku gjithashtu akuzohet, dhe për këtë shkak gjykatësja Dobrilla Kacarska e kishte patjetër ta shtyjë seancën, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, këshilli gjyqësor hyri në sallën gjyqësore me vonesë prej 40 minutash dhe Kacarska u kërkoi falje të pranishmëve.

“Edhe pse nuk është faji im, u kërkoj falje të pranishmëve këtu për vonesën dhe duhet t’ju njoftoj se për shkak moskoordinimit të gjykatës sot nuk do të ketë gjykim. Datat për këtë lëndë janë caktuar para një kohe dhe nuk e di se pse erdhi ky moskoordinim”, tha Kacarska.

Gjykimi duhet të vazhdojë nesër me dëshmitë e mbrojtjes. Pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë pas propozimit të deputetit Kërse Mukoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button