Nga e hëna, Apeli duhet të vendos se a do të qëndrojnë në burg Janakieski, Bozhinovski dhe Mijallkovi
Ish ministri i Trasportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Kiril Bozhinovski nga nesër, në seancën publike në Gjykatën e Apelit do të kërkojnë të ju ndërpritet paraburgimi 30 ditor, që u kërkua nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), trasnmeton Portalb.mk.
Bëhen dy javë që ata gjenden në paraburgim në Burgun e Shuto Orizares, për shkak të dyshimit për arratisje. Paraburgimi erdhi pas arratisjes së ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, i dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank” të PSP-së.
Janakieski dhe Bozhinovski janë të akuzuar në rastin e PSP-së, “Titanik” për parregullsi zgjedhore gjatë vitit 2011-2013.
Gjatë javës, në Gjykatën e Apelit do të shqyrtohen edhe ankesat e paraburgimit të parashtruara për të akuzuarit në rastin e PSP-së, “Perandoria”, por edhe e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin “Target dhe Fortesa”, i cili poashtu gjendet në Burgun e Shuto Orizare.