Përurohet rruga Bojanë-Kopanicë

Në vendbanimin Bojanë të Komunës së Sarajit sot u bë përurimi i rrugës lokale që lidh fshatrat Bojanë dhe Kopanicë. Me këtë rast i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani dhe Nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu. Projekti në fjalë kap vlerën prej 11,5 milionë denarë dhe rruga është në gjatësi rreth 3 kilometra. 

“BDI qoftë në pushtetin lokal dhe në atë qendror punon në përmirësimin e kushteve jetësore për qytetarët që ata të kenë një të ardhme më të mirë. Ne do të vazhdojmë t’ju përmbahemi premtimeve që kemi dhënë. Bashkë me pushtetin vendor do të ndajmë grante, mjete dhe do të ndihmojmë në projektimin që të rregullojmë infrastrukturën dhe të ketë shërbime për qytetarët siç janë shkollat dhe shërbimet shëndetësore. BDI qoftë në pushtetin qendror dhe at lokal dhe me përkrahjen e qytetarëve do të insistojë ta rregullojë jetën e qytetarëve që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mirë dhe të jenë në komunikim me dhe sa më afër qendrës lokale të Sarajit dhe Shkupin”, deklaroi zv/kryeministri Musa Xhaferi.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, shprehet se me realizimin e këtij projekti është realizuar një ëndërr e kamotshme e banorëve, duke shtuar se kjo rrugë për disa kilometra shkurton rrugën mes Bojanës dhe Kopanicës.  

“Kjo rrugë që është projekt i Komunës së Sarajit, por është financuar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe kap vlerën prej 11, 5 milion denarë. Me këtë projekt që ne sot përurojmë, realizojmë një premtim që kemi dhënë në fushatë elektorale. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për banorët e Kopanicës dhe Bojanës, si dhe për banorët e vendbanimeve Rashçe, Sfillare dhe Kondovë, pasi që për disa kilometra shkurton rrugën që lidh këto vendbanime. Me këtë projekt ne realizojmë një ëndërr të kamotshme të banorëve”, deklaroi Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati. 

Nga Komuna e Sarajit bëjnë të ditur se në fazën përfundimtare është edhe rruga alternative në vendbanimin Rashçe, si dhe shtruarja me pllaka te bekatonit të disa rrugicave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button