Një gjimnazist lëndohet gjatë rrahjes në Gostivar

Një gjimnazist nga fshati Balindol, gjatë orvatjes për t’i ndarë dy bashkëmoshatarë të cilët rriheshin, është therë me thikë në dorën e majtë.

Rrahja ndodhi dje rreth orës 14 në Parkun e qytetit përball gjimnazit të Gostivarit. Për arsyje të panjohura, dy nxënës, pas përleshjes verbale, shkëmbyen edhe grushta. Në tentim që t’i ndajë, mes tyre qëndroi 17 vjeçari A.B. Njëri nga pjesëmarrësit në rrahjen, 17 vjeçari Sh.S, nga fshati Gradec i Gostivarit, nga çanta e tij nxori thikën dhe i shkaktoi plagë A.B dhe i iku.

Kalimtarët e rastit e dërguan të lënduarin në spitalin e Gostivarit, ku që është mbajtur për mjekim. Gjimnazisti që e theri nxënësi u arratis, por më vonë, në prani të vëllait të tij, është thirr në stacionin policor – Gostivar. I është marrë thika me të cilin kreu sulmin. Policia do të ngre kallëzim penal kundër tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button