Shkupi 2014, figurat shqiptare në mëshirë të kohës?!

Derisa në terren shohim se vazhdojnë punimet e projektit Shkupi 2014, vendosen skulptura të historisë maqedonase thuajse çdo ditë, katër figurat shqiptare të paralajmëruara të vendosen tek Ura Syri, nuk duken askund, edhe përkundër asaj se projekti i ndërtimin të urës është në përfundim e sipër.
 
Politikanët shqiptarë vazhdojnë të na bindin se në sheshin Maqedonia do të vendosen përmendoret e historisë shqiptare, ndërsa në Komunën Qendër na thanë se po punohet drejtë ndërtimit të figurave por nuk precizuan me afate.
 
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë se kanë arritur që projektin Shkupi 2014 ta shndërrojnë nga ai mono etnik në multi etnik.
 
“Projektin e realizojnë Komuna Qendër dhe Ministria e Kulturës. Ne si qeveri mbetemi me qëndrimin se projekti do të duhet projekti Shkupi 2014 të reflekton karakterin multi etnik, dhe atë e kemi bërë, pjesa tjetër u mbetet atyre që e realizojnë projektin”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
 
Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, ndërkohë na drejtoi në Komunën Qendër, edhe Bislimi është i bindur se figurat do të vendosen por nuk mund të precizojë me afate.
 
“Për urën syri edhe disa projekte tjera janë në kuadër të Komunës Qendër, nuk kam informata se kur do të vendosen, por e di që do të vendosen, do të ketë edhe figura shqiptare tek ura. Janë dhënë fondet por për datën e saktë nuk e dimë, nuk kam informata se është projekt i Komunës Qendër” tha Bislimi.
 
Jovica Ackovski, zëdhënës në Komunën Qendër, tha se për momentin është me rëndësi që kanë arritur marrëveshje me firmat që i punon bazamentet dhe skulpturat, ndërsa për datën e vendosjes së tyre nuk mund të flet siç tha para kohe.
 
“Kemi marrëveshje me firmën ndërtimore Beton për ndërtimin e figurave të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhati Agollit. Figurat do të jenë të gjata 5 metra, ndërsa baza e përmendoreve tre metra. Kemi arritur marrëveshje me firmën e Italisë për ndërtimin e skulpturave, do të thotë ditën e saktë nuk mund ta themi sepse tani për tani presim fazën e ardhshëm që të punohen me bronze” tha Ackovski.
 
Ndryshe, Bogdani do të vendoset në parkun “Gruaja”, Josif Bageri pranë teatrit të vjetër, ndërsa Nexhat Agolli pranë monumentit të Goce Dellçevit në sheshin “Maqedonia”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button