Shfaqja Akuariumi, çon teatrin e Tetovës në Sarajevë

Teatri i Tetovës me shfaqjen Akuariumi, do të marrë pjesë në festivalin e Sarajvës MESS që do të mbahet në fillim të muajit tetor. Drejtori i teatrit të Tetovës shprehet i kënaqur për suksesin e arritur.

“Kjo është një dëshmi e mirë se ne po punojmë mirë. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për këtë vit që ndodh në teatrin e Tetovës dhe me këtë vërtetojmë kthimin tonë të suksesshëm në skenën e Maqedonisë”, tha drejtori i teatrit të Tetovës, Valmir Aziri.

Regjisroi Luka Kortino, duke folur për përmbajtjen e shfaqjes tha se festivali i Sarajvës është një festival i madh dhe kjo ftesë është një shpërblim për punën e bërë në të kaluarën në këtë festival. Ndërsa aktori Refet Abazi tha se kur diçka punohet me zell, me përkushtim dhe me sinqeritet, rezultatet janë evidente dhe në këtë drejtim ftesa për në Sarajevë është një nder që i bëhet këtij teatri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button