Ambasada e SHBA-ve do të dhurojë gjak së bashku me kryqin e kuq

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup  më 10 shtator do t’i bashkohet aksionit humanitar të Kryqit të Kuq të Shkupit për dhurimin e gjakut si dhe të grumbullimit të produkteve ushqimore.

Donacionet publike do të pranohen prej ores 10:30 deri më ora 16:00, ndërsa ngjarja do të zhvillohet në hapësirat e parkingut të vizitorëve para Ambasadës Amerikane në Shkup. Ambasadori i SHBA-ve Paul Wohlers, dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti, do të përshëndesin akcionin me deklaratë për media pasdite. 

Kjo ngjarje është pjesë e një nisme gjithëbotërore të propozuar nga Presidenti Barack Obama në nderim të viktimave të 11 Shtatorit përmes një dite shërbyese botërore. Qëllimi i aksionit është që t’i afrojë njerëzit nga të gjitha religjionet, përkatësitë e ndryshme etnike dhe racore drejt një përqëndrimi rreth një përkushtimi të përbashkët. 

Qëllimi i këtij aksioni humanitar është që t’i ndhihmojë Kryqit të Kuq në grumbullimin e furnizimit të rezervave të gjakut, si dhe t’i ndihmojë familjet në nevojë me produkte ushqimore dhe nevoja tjera për muajt e ardhshëm të dimrit. Ky aksion gjithashtu do ta ndihmojë Kryqin e Kuq në krijimin e rrjetit më të gjërë të dhuruesve në Maqedoni, dhe të sigurimit të mjaftueshëm të furnizimit me gjak në përmbushje të kërkesave për të ardhmen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button