Gostivar, anulohet gjykimi i policit vrasës të dy shqiptarëve

Procesi gjyqësor kundër Jakim Trifunovski është anuluar, për shkak se policia e lajmëroi gjykatën se për arsye sigurie nuk mund ta sjellë të akuzuarin nga burgu në Prilep, ku vuan masën e paraburgimit, në gjykatën e Gostivarit, i autorizuar për procesin gjyqësor. 

Avokati mbrojtës i familjeve të viktimave, Vullnet Paçuku njoftoi për anulimin e gjykimit, ndërsa paralajmëroi seancën e radhës për datën 19 të këtij muaji.

“Arsyeja e anulimit të procesit gjyqësor ishte se nuk e sollën të akuzuarin në gjykatë, ai nuk u soll nga ana e burgut të Prilepit, me arsyetim për shkaqe sigurie. Kanë kërkuar nga MPB-ja të sigurojnë sjelljen e tij, mirëpo edhe ata kanë konsideruar se është rast me rrezik të lartë dhe për këtë shkak nuk e sollën sot në seancë. Seanca e radhës është caktuar me 19 shtator në ora 10 e 30” tha Paçuku.

Jakim Trifunovski përgjigjet për vrasje me paramendim dhe shkaktim të rrezikut të gjerë, vepra të cilat parashihet dënim prej 10 viteve deri në burgim të përjetshëm. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button