Hahn ka biseduar për taksën me Thaçin, Haradinajn dhe Vuçiqin

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, njoftoi se ka zhvilluar bisedime sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe dhe ato boshnjake, transmeton REL.

Përmes një postimi në Twitter, Hahn theksoi se gjatë bisedimeve, është rënë dakord për nevojën urgjente për qetësi në interes të gjithë rajonit.

“Bisedova me Vuçiqin, Thaçin dhe Haradinajn sot. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi dhe mospërshkallëzim në interes të gjithë rajonit. U ofrova ndihmën që të punojmë në mënyrë të shpejtë dhe zgjidhje praktike të çështjes së CEFTA-s”, shkruan Hahn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button