Podgoricasit në protesta, kërkojnë paralelet shqipe

Sot para Komunës së Strugës prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Podgorcë kanë paralajmëruar protesta kundër vendimit të ministrisë së arsimit që paralelet shqipe të mbyllen ndërsa mësimi të vijohet në fshatin e afërt me Podgoricën, gjegjësisht në Llabunishtë.

Prindërit kanë bërë me dije se ato do të kërkojnë ndihmë nga Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë nëse ministria e Maqedonisë nuk ua zgjidh problemin.

“Do të kërkojmë të mësojmë në Shqipëri nëse nuk zgjidhet problem tre vjecar që e kemi” kanë thënë prindërit duke theksuar se do të ankohen edhe në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg.

“Z. ministër, në Podgorcë ka çerdhe shqiponjash 30000 vjetët e fundit. Në RM ka 280 shkolla me tre deri në pesë nxënës, Podgorca ka 25. Z. prefekt, nuk janë fëmijët tanë mall për pazare. Z. Ahmeti, na premtove,’Ju e mbani fjalën’. Ne kemi Besë, nuk do të lejojmë të na asimiloni. Protestojmë për dritë. Politikanë dilni nga errësira. Derisa rrjedh Lumi Drin, do të rrojë shqiptaria në Podgorcë. Vëllezër shqiptarë, bujq, intelektualë, punëtorë dhe nxënës na përkrahni”, janë vetëm disa nga parullat e Këshilli i prindërve të Podgorcës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button