Mjekët rebelohen kundër “rilindjes” së VMRO-së

Përveç Qendrës Klinike të Shkupit, më 24 shtator në këmbë do të ngrihen edhe mjekët e spitaleve tjera klinike në vend, të cilët pakënaqësinë e tyre do ta shprehin përmes grevës së përgjithshme ku do ta ndalojnë punën me pacientët, përveç rasteve urgjente, informojnë dje nga Sindikata e klinikave të Shkupit.

Greva e mantelbardhëve do të zgjasë derisa nuk përmbushen tre kërkesat e tyre, rritja e rrogave, pezullimi i pagesës sipas suksesit dhe kthimi i rrogave të zvogëluara për rreth 400 mjekë.

Atmosfera në klinikat e Shkupit është tensionuese. Derisa Sindikata negocion me mjekët për grevë, një grup tjetër grup i mjekëve, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon mënyrë që të sabotojë grevën. 

Më shumë se 90 për qind e mjekëve të klinikave të Shkupit dhe të klinikave tjera çohen në rebelim, duke mos e duruar më trysninë, nënçmimin dhe mobingun, me të cilin po përballen për çdo ditë.

“Kemi nënshkrime të mjekëve të të gjitha partive, si nga opozita po ashtu edhe nga pozita, por, megjithatë, ka edhe grupe që nuk u shkon përshtati greva. Për ne ky është një moment historik dhe greva do të zgjasë derisa nuk përmbushen të gjitha tre kërkesat. Në ndërkohë, do të ndërprehet puna e mjekëve dhe do të pranohen vetëm pacientët urgjent, ashtu që do të formohen ekipe të kujdestarisë, sepse nuk do të lejojmë që jeta apo shëndeti i dikujt të kanoset”, sqaroi mjeku Dejan Stavriq, kryetar i Sindidatës së pavarur të klinikave të Shkupit. 
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorv gjatë pres-konferencës partiake shkurt u përgjigj se greva ka prapavijë partiake dhe se këtu qëndrojnë interese biznesore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button