PSG mund të bëhet i madh si Real Madridi

Transferi i ri i skuadrës parisiene, Gregory van der Wiel beson se skuadra e tij ka të gjitha kualitetet dhe mundësitë e duhura që të jetë e madhe sa Real Madridi.

“PSG mund të bëhet klub i madh sa është edhe Real Madridi. Ne duam të fitojmë Ligue 1 dhe të shkojmë përpara në Ligën e Kampionëve”.
“Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Ne jemi shumë ambicioz dhe kërkojmë trofe. Është absolutisht një gjë perfekte të luash përkrah një lojtari siq është Zlatan Ibrahimovic”, tha Van der Wiel. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button