MMJPH demanton deklaratën e Durakut: Ministri shpreh keqardhje që nuk e ka shprehur veten qartë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, përmes një kumtese për media,  ka shprehur keqardhje për deklaratën e djeshme, për të cilin thotë se është keqkuptuar dhe nuk ka arritur të  shprehet qartë, njofton Portalb.mk.

Në shpjegimin e ministrisë thuhet se në deklaratën e tij për media, ministri Duraku e theksoi Programin për trajtimin e ndotjes së ajrit dhe theksoi se qytetarët kanë të drejtë të ndërmarrin veprimet e tyre.

Nga kjo ministri gjithashtu thonë se, Qeveria është ajo e cila i realizon strategjitë për zgjedhjen e problemeve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, kurse në këtë drejtim qeveria e ka përcaktuar si përparsi strategjike luftën kundër ajrit të ndotjes.

Ministri Duraki: Nuk merrem me qytetarë, por Maqedonia nuk është Zvicër (VIDEO)

Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki thotë se “nuk merret me qytetarët”, në pyetjen e televizionit “Sitell” për padi që qytetarët e përgatitin kundër shtetit për shkak të pasojave shëndetësore të cilat i përjetojnë për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Tash, unë nuk merrem me qytetarët. Qytetarët mund të paditin, dhe kjo është”, tha shkurt Duraki.

Në konstatimin se kemi ndotje të madhe të ajrit, kurse instrumentet matëse nuk punojnë, ministri tha se “Maqedonia nuk është Zvicër”.

“Kemi filluar, një hap jemi para, dhe ajo”, tha Duraki.

Kurse u pyetur se çfarë konkretisht është marrë, ai shkurt tha se ka grup punues i cili do t’i tregojë hapat dhe për herë të parë në Maqedoni ka program për ndotjen e ajrit.

Sërish, si ministër ai nuk gjendet në grupin e punës në Qeveri, edhe pse sipas resorit të cilin e udhëheqë, pjesëmarrja do të ishte e logjikshme, por në vend të tij, në grup është zëvendësministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Markaduli.

Në pyetjen e “Meta.mk”, dërguar deri te zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, se pse programin për ndotjen e ajrit e ka prezantuar zëvendësministri Makraduli, i cili edhe paraprakisht ka qenë udhëheqësi i lartë qeveritar i vetëm që fliste në këtë temë në të gjitha paraqitjet publike, dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, dhe se a ka Maqedonia ministër për Ambient Jetësor, i cili sipas funksionit duhet të ndërmarrë përgjegjësi politike për një temë kaq të rëndësishme, është dhënë përgjigje: “Zëvendësministri është emëruar si koordinator i grupit për realizimit të strategjisë”.

Ndërkohë, ministri Duraki dje ka marrë pjesë në konferencën e tretë ministrore për ambient jetësor dhe aksion klimatik në Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Bashkëpunimin Rajonal dhe Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button