Deskoska: Do të bëjmë çmos që të kthejmë Gruevskin, por nuk mund të përgjigjem se a do të vuajë burgun

Do të bëjmë çmos që Nikolla Gruevski të ekstradohet në Maqedoni, pasi që në ligjet hungareze ekziston një nen për tërheqjen e azilit të fituar. Këtë sot e deklaroi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska e cila  mohoi se kërkesa për ekstradim është e pabazë pasi që secili shtet paralelisht më kërkesën për azil, rishikon edhe arsyet se pse kërkohet i njëjti.

“Nuk mund të përgjigjem nëse Gruevski do të vuajë burgun apo jo. Mund të them se ne si qeveri do të bëjmë përpjekje për ta kthyer. Nëse shkohet sipas procedurës së rregullt ai duhet të ekstradohet. Qeveria do të kërkoj tërheqjen e vendimit për azil, pasi që nuk ka arsye për të iu dhënë i njëjti. Jemi të detyruar që të bëjmë të gjitha përpjekjet dhe të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore. Barra do të ngelet mbi Hungarinë”, tha Deskoska për Tv 24.

Sipas saj, kërkesa për azil t’i jepet Gruveksi për shkak të gjendjes së burgjeve apo gjykatës nuk mban peshë dhe se Gruevski ka ikur vet.

“Është e dukshme që Gruevski ikjen nuk e ka bërë vet, por hapat janë marrë nga ana e Hungarisë në koordinim me atë. Motivet janë politike që Hungaria të hyn në procesin dhe të jep azil dhe të mbron atë”, shtoi Deskoska.

Deskoska gjithashtu rikujtoi se gjatë vitit 2017, Hungaria ka kryer ekstradimin e pesë personave me kërkesë të Maqedonisë.

Sipas ministres nuk ka afat të caktuar dhe konkret në të cilin Hungaria do të përgjigjet për procesin e ekstradimit. Procesi shkon nëpërmjet gjykatave, dhe vendimin final e jep ministri i drejtësisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button