Vuçiq thotë se Gruevski ka udhëtuar nën shoqërimin e hungarezëve kur ka kaluar kufirin me Shqipërinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sonte në një intervistë televizive ka deklaruar se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kaluar kufirin serbo hungarez  në mëngjesin e 12 nëntorit ku ka qenë i shoqëruar me dy hungarez dhe me dokument të përkohshëm.

“Me 12 nëntor (të hënën) ne orën 5 e 11 të mëngjesit, personi i lartpërmendur ka lëshuar Serbinë nëpërmjet pikës kufitare Horgosh  me lejekalim nr 100.501 të marrë në Tiranë, me letër njoftim dhe në shoqërimin e dy personave me dokumente diplomatike dhe me makinë diplomatike”, tha Vuçiq për TV Hepi, transmeton Tanjug.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i shtetit serb konfirmoi se Gruevski gjatë arratisjes ka kaluar nëpër Serbi në këtë mënyrë. Lejekalimi është dokument i përkohshëm i cili merret në Ambasadë nëse personi në emrin e të cilit është lejekalimi ka humbur dokumentet e udhëtimit. Me lejekalimin nga Tirana, Gruevski ka arritur të mbërrij në Hungari dhe të kërkojë azil në Zyrën për emigracion në Budapest.

Vuçiq thotë se për epopenë e arratisjes së Gurveskit nëpër Ballkan, nuk është fajtore Serbia, Mali i zi dhe Shqipëria, por pushteti maqedonas i cili ka lejuar që ai të arratiset pasi që nuk është lëshuar fletë arrest ndërkombëtar për të.

“Me 13 nëntor në orën 19.35 nga Interpoli në Shkup na është lëshuar fletarrestimi. Do të thotë se po ta kishim ndalur ne me datë 12 nëntor do të quhej kidnapim i Gruevskit. Si kërkoni që Serbia të arrestojë njerëz për të cilët nuk keni lëshuar fletarrestim? Apo mendoni se jemi shtet i egër, a po e prisnit këtë në vendë se të pyetni se si e lëshuar dhe pse pritët kaq gjatë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb vlerëson se rruga e Gruevskit ishte legale me dokumente të vlefshme.

“Më 10 nëntor (e shtune dhe e diel), gjatë natës, rreth orës 1 dhe 2, nuk kemi të dhëna zyrtare , personi Nikolla Gruevski ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ka hyrë nën shoqërimin e dy personave të nacionalitetit hungarez dhe më pas kanë kaluar pikën kufitare Bozhaj në Malin e zi dhe sërish me dokumentacion të rregullt, me lejekalimi të dhënë nga ambasada hungareze në Shqipëri. Më pas ka hyrë në Serbi, me 11 nëntor në 22 e 27 nëpërmjet pikës kufitare Gostun, serish me dokument të rregullt, letër njoftim”, shtoi Vuçiq.

Qeveritarët hungarez deri më tani zyrtarisht mohojnë që kanë ndihmuar Gurveskin të kalojë kufirin Maqedoni-Shqipëri.

Ndërkaq autoritetet maqedonase ende nuk kanë raportuar të dhëna për atë se si ka dalë Gruevski nga Maqedonia.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button