Kumanovë, ende vende të lira për semimaturantë

Në shkollat e mesme të Kumanovës dhe Likovës, ndonëse tashmë katër ditë ka filluar viti i ri shkollor ende ka vende të lira për semimaturantë. Përpos në gjimnazet “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe “Ismet Jashari” në Likovë ku janë plotësuar të gjitha vendet, në të gjitha shkollat tjera ka ende vende të lira edhe atë madje edhe 348 vende të lira , prej të cilave 200 vende në shkollën e mesme të ekonomisë, ku janë edhe dy drejtimet e reja atraktive për teknik bankier dhe teknik për dizainer të veshjes. 

Vende të lira ka në shkollën e mesme të bujqësisë gjithsej 127 vende si dhe 21 vende të lira në shkollën e mesme teknike edhe atë 2 vende në drejtimet katërvjeçare dhe 19 në ato trevjeçare. 

Nga këto shkolla apelohet tek të gjithë semimaturantët e paregjistruar të vijnë ti dorëzojnë dokumentet dhe mund të regjistrohen menjëherë për këtë vit të ri shkollor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button