Kush më lehtë fal tradhtinë, femrat apo meshkujt?

Madje 53% e grave të cilat morën pjesë në një studim britanik pohuan që do t’ju kishin dhënë një shansë të dytë partnerit pasi të ishin tradhtuar, mirëpo kjo vetëm nëse ka ndodhur një herë dhe për një periudhë të shkurt.

Përkundër femrave, vetëm 13% e meshkujve kanë pohuar se do të mbeteshin me partneren pasi të ishin tradhtuar.

89% e 2000 të anketuarve tradhtinë e konsiderojnë si problem të rëndë për të rivendosur në gjendje normale të gjitha marrëdhëniet e mëparshme në një lidhje. Në krye të listës së problemeve të këtij lloji është ende mungesa e intimitetit dhe romanca, ose shumë kohë e shpenzuar me miqtë dhe kolegët.

Sipas anketës, pothuajse 38% e lidhjeve kanë arritur të tejkalojnë problemet që lidhen me tradhtinë. Një nga arsyet kryesore për suksesin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve është që të dy partnerët, më pastaj të jenë të sinqertë me njëri tjetrin duke folur hapur për ndjenjat e tyre./idividi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button