Elezi: Aplikacioni ‘buxheti për qytetarët’ edhe në versionin shqip për herë të dytë

“Ueb aplikacioni ‘buxheti për qytetarët’ tashmë është publikuar si version në tre gjuhë: maqedone, shqipe dhe në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë buxhetin e vendit duam që të afrojmë sa më shumë tek qytetarët. Ky aplikacion është i dyti me rradhë gjatë vitit 2018 i publikuar tashmë në tre gjuhë”, kështu theksoi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi.

Në këtë uebaplikacion janë publikuar të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit, gjithashtu ky aplikacion ka edhe sqarime për njësi të cakcuara që janë shumë të lehta për përdorim. Qytetarët përmes grafikoneve mund të ndjekin se si të hyrat ose shpenzimet e caktuara kanë lëvizur brenda këtyre viteve.

‘Buxheti i qytetarëve për vitin 2019 është bindshëm më i mirë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Ai jep një shembull shumë të qartë mbi të hyrat dhe shpenzimet si dhe një mundësi që të bëj dallime ndërvite, ka një sqarim shumë të qartë mbi shpenzimet e caktuara në buxhet, e në këtë mënyrë qytetarët përfitojnë informacione së në cilin drejtim janë destinuar paratë shtetërore e me këtë do të kenë më shumë kontrollë mbi shpenzimet”, sqaron mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button