Berisha: Nëna Terezë është e Kalkutës!

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha pas deklaratës së tetorit të vitit 2009, se do sillte në Shqipëri eshtrat e Nënë Terezës, dy vite më pas ka bërë një rrotullim 180 gradë. Deklarata e 2009-s se Shqipëria kërkon eshtrat e saj para 100-vjetorit, shkaktojë një debat botëror dhe ishte ndër të pakta raste kur Shqipëria tërhiqte vëmendjen e gjithë botës.   

Atë kohë Berisha tha se qeveria ka në plan të hap një muze në nder të Nënë Terezës dhe kërkoi që ajo të prehet bashkë me nënën dhe motrën e saj, të cilat janë të varrosura në Tiranë.

“Ajo vuajti mungesën e tyre për gjatë gjithë jetës. Kërkesa ime është shumë humane. Ajo më tha mua se është lutur çdo ditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsye mendoj se pse dy qeveritë duhet të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje”, tha Berisha.

Ndërkohë sot në 15-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës në një ceremoni të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha e cilësoi atë “Nënë Tereza e Kalkutës”.

“Duhet të jem i sinqertë, ajo është “Nënë Tereza e Kalkutës” dhe nuk duhet të kemi xhelozi. Ata që kanë vizituar këtë qytet, atje vërshojnë dhimbjet më të mëdha njerëzore. Ajo nuk mund të ishte askund në planet, siç ua çojë Zoti shqiptareve për t’u bërë simbol i shpirtit, Zoti e çojë atë në Kalkuta për t’u përball në vendin më të vështirë me dhimbjen dhe sakrificën njerëzore”, tha kryeministri shqiptar.

“Gjaku im, jam shqiptare. Shtetësia ime, jam indiane. Besimi im, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes sime, i përkas gjithë botës”. Kështu e përshkruante veten Nënë Tereza dhe vetëm tani duket se Berisha e ka lexuar këtë dhe që e ka bërë të kuptojë se ajo nuk i përket vetëm Shqipërisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button