Thaçi: Kosova në fazën finale të pavarësisë së mbikëqyrur

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka aprovuar dy projektligje dhe vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar faktin se tashmë Kosova ka hyrë në fazën finale të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

“Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë përfunduar me sukses të gjitha obligimet dhe detyrat për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi”, ka thënë Thaçi, thotë kumtesa e Kryeministrisë së vendit.

Thaçi ka shprehur falënderimin për angazhimin e të gjitha segmenteve institucionale në përmbushje të detyrave të veta dhe ka thënë se ceremonia zyrtare e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë do të ndodhë edhe me pjesëmarrjen e personaliteteve dhe përfaqësuesve të shteteve mike të pavarësisë së Kosovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button