E dini se nëse përmbaheni nga marrëdheniet do jeni më të lumtur?

Një hulumtim i bërë me qindra çifte ka dhënë rezultatin se ato çifte të cilat presin një kohë të caktuar para se të kenë marrëdhënie janë më të lumtura, ndërsa sipas ekspertëve, të përmbajturit nga marrëdhënia intime në fillim të lidhjes u jep njerëzve më shumë kohë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të parë se sa në fakt përputhen me njëri-tjetrin.

“Njohja e partnerit në fillim të lidhjes është një periudhë për hulumtim dhe për sjellje të vendimeve të ndryshme në lidhje, kur partnerët kuptojnë sa përputhen me njëri-tjetrin dhe krijojnë një intimitet fizik. Prandaj, vendimi për të pasur marrëdhënie që në fillim, e shkurton këtë periudhë dhe i shtyen personat në çift të fillojnë me lidhje”, thuan ekspertët.

Disa shkencëtarë të Universitetit Cornel në SHBA kanë biseduar me gjithsej 600 çifte në lidhje me atë se sa janë të lumtur ata dhe krahas pyetjeve tjera si, sa investojnë në lidhjen e tyre, sa janë emocionalisht të kyçur në të e të tjera, pyetja kryesore ka qenë se sa kohë kanë pritur para se të fillojnë të kenë marrëdhënie.

Rreth një e treta e çifteve kanë deklaruar se kanë pasur  marrëdhënie gjatë muajit të parë, ndërsa 28% kanë pritur rreth 6 muaj.

Rezultatet në mënyrë të dukshme kanë treguar se ata të cilët kanë pritur më gjatë, janë shumë më të lumtur në lidhje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button