VMRO quan ushtarët e UÇK-së ekstremistë

Vazhdon debati i ashpër në Kuvend në lidhje me ligjin për branitella pasi që të njëjtin deputetët shqiptar nuk arritën ta heqin nga rendi i ditës.

Deputeti i VMRO-së Vele Gjeorgjievski arsyeton ligjin e partisë së tij duke quajtur ish ushtarët e UÇK-së grupe paramilitare ekstremiste.

Në deklaratat e tilla kanë reaguar deputetët shqiptar opozitar Ziadin Sela nga PDSH dhe Izet Zeqiri nga RDK duke cituar marrëveshjen e Ohrit sipas së cilës termi që përdoret për ish pjesëtarët e UÇK-së është “grupe të armatosura etnike shqiptare”.

Sela njashtu ka reaguar edhe për deklaratat e e kryeministrit Nikolla Gruevski duke i quajtur ato si të papërgjegjshme.

“Të papranueshme janë deklaratat e papërgjegjshme të kryeministrit Gruevskit të tipit” jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka për ta miratuar ligjin”. Përgjigja e shqiptarëve është: Si tiu pëlqejë” tha Sela.

Nga ana tjetër deputeti i BDI-së Xhevat Ademi falënderoi publikisht  PDSH dhe RDK për mbështetjen e dhënë dhe tha se ky ligj i radhit të gjithë shqiptarët në një vijë.

“Një ligj i tillë ashtu siç është propozuar tregon hendeqet midis grupeve etnike në Maqedoni, prish bashkëjetesën dhe rrezikon ardhmërinë evropiane të Maqedonisë” tha Ademi.

Ai theksoi se partia e tij do të mundohet në të gjitha mënyrat institucionale ta pengojë këtë ligj
“Beteja ka filluar sot dhe të njëjtën do ta fitojnë shqiptarët sepse kanë të drejtë”tha Ademi.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button