Tetovë, vendosen tabela të reja rrugore

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës mori aksion për ndërrimin e tabelave të sinjalistikës rrugore.

Tabela rrugore janë vendosur në të gjitha fshatrat që gravitojnë në komunën e Tetovës dhe në fshatrat e malësisë së Sharrit.

Gjithashtu tabela sinjalizualuese janë vendosur edhe nëpër rrugët, bulevardet dhe udhëkryqet e qytetit. Kjo padyshim që ka kontribuar në lehtësimin e orientimit nëpër qytetin e Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button